Flash

Përgjimi i Denar Bibës me gjyqtarin e Strasburgut, prokuroria nis hetimet

Lapsi.al 28 August 2018
Përgjimi i Denar Bibës me gjyqtarin e Strasburgut, prokuroria nis

Prokuroria nis hetimet për përgjimin audio ku dëgjohet biseda mes Denar Bibës dhe gjyqtarit shqiptar të Gjykatës së Strasburgut Ledi Bianku.

Exit.al e cila publikoi audiopërgjimin duke pretenduar se nën kryetari i KQZ Denar Biba, në emër të sekretarit të përgjithshëm të Kryeministrisë Engjëll Agaci ka shantazhuar gjyqtarin përfaqësues të Shqipërisë ne Gjykaten e Strasburgut, për të mbyllur problemin e pronave. Biseda është bërë në 2014.

Vetë Biba në një prononcim për Ora News pranoi se kishte bërë bisedën por tha se e vërtat e metaforës së trenit nuk është ashtu siç është intepretuar si shantazh ndaj gjyqtarit që ky i fundit të bllokojë çështjet e pronave në Strasburg.

Pak orë pas publikimit të videos Kreu i PD-së, Lulzim Basha doli në një deklaratë për median ku e quajti 'akt të mirëfilltë mafioz" dhe i kërkoi prokurorisë nisjen e hetimeve menjëherë. Të njëjtën kërkesë pati edhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI