Flash

Sarandë, 50-vjeçari helmohet me fostoksinë. Transportohet me helikopter drejt Tiranës

Lapsi.al 28 August 2018
Sarandë, 50-vjeçari helmohet me fostoksinë. Transportohet me

Një 50 vjeçar nga fshati Gjashtë i Sarandës ka tentuar ti japë fund jetës duke u helmuar me fostoksinë. Familjarët sapo e kanë konstatuar, kanë bërë menjëherë transportimin e Sali Lekës në spitalin e qytetit ku ka marrë ndihmën e parë dhe më pas është nisur me helikopter drejt Qendrës së Toksikologjisë në Tiranë për ndihmë të specializuar.

Burime nga bluzat e bardha bëjnë me dije se pacienti ndodhet në gjendje të rëndë dhe shanset për të mbijetuar janë të pakta. Sherbimet policore hetojne shkakun se pse 50 vjeçari ka tentuar t’i japë fund jetës. Helikopteri i Ministrisë së Shëndetësisë që bëri transportimin e pacientit u ul ne stadiumin "Andon Lapa" te Sarandes ku do te fillonte miqesorja mes Butrintit e Tomorrit te Beratit, ndeshje e cila u shty me 15 minuta.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI