Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Zhduken prej 5 ditësh në Shkodër dajë e nip, dyshohet se janë marrë peng

Lapsi.al 28 August 2018
Zhduken prej 5 ditësh në Shkodër dajë e nip, dyshohet se

Dy burra, dajë e nip nga Shkodra janë zhdukur prej 5 ditësh dhe prej tyre nuk ka asnjë gjurmë. Ata janë Agron Mollaj, 47 vjeç nga fshati Dobraç dhe daja i tij Gëzim Hysaj, 56 vjeç, nga fshati Myselim i Postribës. Kanë qenë dy bashkëshortet e tyre që kanë denoncuar më 24 gusht në policinë e Shkodrës se burrat janë larguar nga banesa më 23 gusht dhe nuk janë kthyer më. “Balkanweb” ka siguruar komunikatën e brendshme të policisë ku është regjistruar kallëzimi. 

“Më datë 24.8.2018 ora 12:00, shtetasja Merita Mollaj, e datëlindjes 29.02.1980, banuese në fshatin Dobraç, Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 21:15 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj, Agron Cuf Mollaj, i datëlindjes 11.09.1971, me arsim 8 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, - thuhet në denoncimin e regjistruar për Agron Mollajn.

4 orë më pas ka qenë bashkëshortja e Gëzim Hysajt që ka denoncuar edhe ajo zhdukjen e 56-vjeçarit.

“Më datë 24.08.2018 ora 16:00, shtetasja Saimira Hysaj, e datëlindjes 02.10.1973, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Bashkia Shkodër, me arsim 8 klasë, ka bërë kallëzim se më datë 23.08.2018, rreth orës 20:20, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj Gëzim Taip Hysaj, i datëlindjes 08.05.1962, me arsim 12 klasë. U bë shpallja në kërkim policor. Punohet për gjetjen e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Shkodër”, - thotë më tek komunikata e brendshme e policisë së Shkodrës.

Ndërkaq njoftimin e ka bërë edhe Policia e Shtetit në faqen e saj, duke u mjaftuar vetëm me inicialet e dy personave të zhdukur dhe duke e cilësuar si ‘largim nga banesa’.

Ndonëse në asnjë prej komunikatave nuk ngrihen dyshime për zhdukjen e papritur të dy burrave, burime konfidenciale pohojnë për “BW” se dyshohet se kemi të bëjmë me një pengmarrje. Këtij dyshimi i shtohet fakti që tashmë janë bërë 5 ditë nga zhdukja e dy burrave. Për më tepër ka dyshime se zhdukja e tyre ka lidhje me ngjarjet e fundit në Shkodër.

DENONCIMI I BERISHËS

Po sot në mbrëmje, ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar mesazhin e qytetarit dixhital dhe thotë se kemi të bëjmë me një pengmarrje, duke akuzuar policinë se fsheh ngjarjen.

STATUSI

Narkopolicia fsheh pengmarrjen! Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Përshëndetje Doktor Në Shkodër dy persona janë marrë peng tash 1 javë dhe policia e Xhafës e mbajnë të fshehtë, personat e mbajtur peng që nuk dihet asnjë lajm për to janë Gon Molla dhe daja i tij Gëzim Hysaj. Të lutem anonim”

Të këshilluara

Tiranë, plagoset me armë 28-vjeçari

Nje 28-vjecar eshte plagosur me arme zjarri ne Tirane. Ne nje informacion paraprak per ngjarjen, policia thote se rreth orës 02:00, në rrugën “Tahsim Shehu”, në...

21:05

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI