Flash

Krahasoni avionët privatë/ Kush e ka më të mirë, Mesi apo Ronaldo? (foto)

Lapsi.al 29 August 2018
Krahasoni avionët privatë/ Kush e ka më të mirë, Mesi

Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo vazhdojnë rivalitetin edhe jashtë fushës së lojës. Si dy futbollistët me të hyrat më të larta në botë tash e shumë vjet, ata kanë pasur mundësi të kenë qasje në shumë gjëra luksoze që të tjerët mund vetëm t’i ëndërrojnë.

Dëshmia për këtë vjen në formë të aeroplanëve privatë, të cilët i ka krahasuar mediumi britanik “The Sun”, duke e renditur të dytin atë të Messit. Aeroplani privat “Embraer Legacy” i Messit Ylli argjentinas e ka në pronësi aeroplanin “Embraer Legacy” të cilin e përdor për të udhëtuar kur ka ndeshje me ekipin kombëtar dhe për udhëtim me familje. Aeroplani është i vlefshëm 28.3 milionë euro. Sic edhe pritet, aeroplani zotëron të gjitha llojet e luksit në bord, përfshirë: një kuzhinë të gjerë dhe kompletuar, një banjë të madhe dhe ulëse të lëkurës që shtrihen. Aeroplani i ka tri zona të ndryshme: zonën private me dy shtretër, një tualet ekstra dhe një sallë takimesh. Aeroplani ka hapësirë për 12 deri në 14 persona.
 
Aeroplani privat “Gulfstream G650” i Ronaldos Mbase jo befas, aeroplani privat i Ronaldos renditet i pari, i cili kap vlerën 31.7 milionë euro. Aeroplani i Ronaldos zotëron teknologji më të përparuar se ai i Messit, përfshirë “Triplex Flight Managerment System”, radar meteorologjik 3D, kontrollues të avancuar të fluturimit dhe opsion për ulje emergjente. Ai ka kapacitet për t’i bartur 18 persona gjatë një fluturimi dhe kap shpejtësinë 981km/h. /Express/

Të këshilluara

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Me sytë katër

PAPARAZZI