Flash

Skënderbeu pret golat, Krasniqi kënaqet me fitoret

Lapsi.al 29 August 2018
Skënderbeu pret golat, Krasniqi kënaqet me fitoret

Periudhë delikate për Blerim Krasniqin, sulmuesin e Skënderbeut që e pa veten në më pak se një vit të kalonte nga Kategoria e Parë në titullar të kampionëve në fuqi. Por në tre ndeshjet e para zyrtare sezonale, Superkupa kundër Laçit dhe dy sfidat e kampionatit, pavarësisht tre fitoreve të arritura nga korcarët, sulmuesi ka shënuar vetëm një herë. E megjithatë, ish-lojtari i Apolonisë e merr me qetësi, duke u kënaqur me faktin e sukseseve të skuadrës.

"Golat janë të rëndësishëm për një sulmues - shpjegohet Krasniqi, por nuk jam i shqetësuar për këtë. Kampionati sapo ka nisur dhe ka kohë për tiu gëzuar edhe fitoreve personale, për tani kënaqem kur mendoj fitoret e skuadrës dhe mendoj se ky Skënderbe do të jetë edhe më i mirë se ai i sezonit të kaluar".

Mund të jetë edhe kështu, vetëm se Krasniqi harron se për të arritur trofe, Skënderbeu ka nevojë për golat e sulmuesit të tij kryesor dhe sezonin e kaluar ai ishte një farë Sowe, që bëri frikshëm diferencën. Ndaj nëse Krasniqi i mendon bardhekuqtë edhe më të mirë, duhet të fillojë ti jap një dorë me gola në fushë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI