Flash

Beteja për teatrin është para së gjithash politike

Lapsi.al 30 August 2018
Beteja për teatrin është para së gjithash politike
Edi Rama ka vendosur ta nisë këtë sezon me votimin për shembjen e teatrit dhe kjo i heq gjithëkujt çdo dyshim se çështja e tij është para së gjithash politike. Për një kohë të gjatë, si pasojë e falsitetit dhe taktikave të gabuara atë opozitës, beteja e mbrojtjes së godinës së vjetër italiane iu la në dorë, herë disa aktorëve që kishin punuar dhe kontribuar aty, herë idhtarëve fanatikë të mbrojtjes së trashëgimisë dhe herë ndonjë nostalgjiku të pareformueshëm të pjesëve të soc -realizmit që ishin luajtur në atë sallë. Lexo me tej:

Rindizet konflikti / Ruçi shpall datën kur do rivotohet shembja e teatrit

Natyrisht të gjithë ata ishin në të drejtën e tyre për të mbrojtur kauzat që donin. Nostalgjia për vendin e punës (megjithëse shpesh herë ajo rezultoi e shitshme për pak para), shqetësimi për përçudnimin e memories së qytetit, ruajtja e trashëgimisë së tij, qenë beteja që duheshin respektuar, veç e veç. Në një farë mënyre këtë bëri për shumë kohë edhe opozita, duke lënë të kuptohet se beteja për teatrin ishte një betejë e aktorëve, një preokupim i do ca pak intelektualëve skrupulozë, apo i ndonjë fanatiku të mbrojtjes së Tiranës së vjetër. Por, fatkeqësisht, asnjëra nga këto kauza nuk del dot në pah, po nuk u kuptua arsyeja e vërtetë se përse Rama dhe Veliaj i shpërfillën dhe më pas u munduan t’i manipulojnë ato. Ajo nuk lidhet as me debatin estetik mbi të bukurën dhe me të shëmtuarën, as me atë sqimëtar mbi historiken dhe modernen, e aq më pak mbi atë e se ç‘lloj institucionesh kulturore do të kemi nesër. Historia e Teatrit Kombëtar është shkurt dhe shqip një megaprojekt grabitjeje, nga i cili fitohen mbi 200 milionë euro. Pikërishtë për këtë arësye  Edi Rama i dha pa garë dhe konkurim Shkëlqim Demir Fushës të drejtën për të ndërtuar 6 kulla në një tokë publike. Pikërisht për këtë qëllim ai gënjeu sikur ky ishte një propozimi i kompanisë “Fusha”, ndërkohë që vetë arkitekti danez Bjarke Ingels deklaroi në Top Story se projekti i ishte kërkuar nga vetë Rama. Pikërisht për këtë “Fusha” e hipotekoi pas marrjes së vendimit për shembjen, atë copë trualli që si gozhda e Nastradinit e lejonte ta trajtonin si pronar të tokës. Pikërisht për këtë, jashtë çdo ligji të Republikës, u anashkalua votimi nga Këshilli Bashkiak i tjetërsimit të një trualli publik dhe u shpik ligji special që duhej të votohej nga parlamenti. Pikërisht për këtë, në sipërfaqen prej 6200 metrash, ku do të ngrihen 6 kullat, shfrytëzimi i tokës do të jetë më i larti në Tiranë 63.47% edhe intensiteti i ndërtimit nga 5.5 që e parashikon maksimalja e kryeqytetit, do të jetë 6.6. Pikërisht për këtë i gjithë operacioni po kryhet në një kohë kur Gjykata Kushtetuese është jashtë funksionit dhe nuk mund ta ndalë dot Ligjin special. Pra, nuk ka asnjë dyshim, që në emër të kësaj grabitjeje skandaloze janë thyer të gjitha rregullat, ligjet dhe normat. Eshtë aroma e fortë e 200 milionë eurove që i bën të pandjeshme protestat e aktorëve apo militantëve të trashëgimisë. Është joshja nga to që ka nëpërkëmbur çdo parim dhe institucion. Prandaj, një grykësi e këtyre përmasave, nuk mund të përballohet as vetëm nga ata që qëmtojnë shkrime dhe fotografi të vjetra dhe as nga ata që kanë nostalgji për të mbathurat e Violeta Manushit. Ajo e ka tejkaluar cakun dhe përmasat e mundësisë së tyre. Ajo tashmë ka vënë para përgjegjësisë opozitën e vendit, e cila duhet të përdorë të gjitha mënyrat për t’i thënë ndal njërës prej grabitjeve me spektakolare të rilindjes. Përpara dyshes PD- LSI, nuk ka më rrugë tjetër. Nga 13 shtatori ata duhet të fillojnë betejën në Kuvend për mbrojten e teatrit. Dhë nese dështojnë aty, ashtu siç janë gjasat, ata nuk ka më kuptim të ulen në atë sallë. Ata s’mund të bëjnë më fasadën e një parlamenti normal, ndërkohë që rruspat e paligjshme të grabitësve sanksinojnë dhunën dhe vjedhjen. Në këtë kuptim, beteja për teatrin është guri i provës për opozitën. Sepse në pikën që ka mbërritur, ajo nuk është më as vetëm një çështje estetike, as vetëm më një çështje artistike, as vetëm më një çështje historike. Ajo është shndërruar në një kauzë që do përgjigje me armë politike. ©Lapsi.al

Të këshilluara

Edi Rama dhe charteri i Igli Tares

Lexon shpjegimin e Kryeministrisë dhe duket se hamendjet bien me lehtësi përpara të vërtetës së thjeshtë. Duket sikur ajo pak transparencë u ka munguar gjithë h...

12:09

Trump-Erdogan, një duel humbësish

Ngaqë në lojë janë dy aktorë kryesorë – populisti shpërthyes Donald Trump dhe autokrati i ashpër Rexhep Taip Erdogan – që vendosin testosteron me shumicë në pra...

21:45

Kafshët e barabarta të Erion Veliajt

Një investigim i thelluar i BIRN, nxori këtë javë në dritë një anë të errët të bashkisë së Tiranës. Në shkrimin e gazetares Lindita Cela (lexoje të plotë këtu p...

10:29

Lëreni Edin të pushojë!

Ndërsa Edi Rama ka nisur pushimet, të gjithë opozitarët e tij i kanë filluar një proces në mungesë për dy nga temat madhore që po zaptojnë këto ditë titujt krye...

15:01

Dera që Thaçi po i hap Rusisë

Hashim Thaçi ia hapi një deriçkë Rusisë, por ajo është tepër e madhe për t’u mjaftuar me kaq. 1. Në shikimin nga Moska “korrigjimi” i Hashim Thaçit mund t...

13:26

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Rama kriminalizoi protestën/ Studenti me mesatare 10 i rrëzon propagandën

Në përpjekje për të kriminalizuar protestat studentore, Edi Rama ka ndërtuar një komplot ndërkombëtar me Antifën, Iranin, krimin e organizuar dhe eksplozivët, por gjithë kësaj historie i doli boja kur njëri prej «kriminelëve» që ekspozoi publikisht rezultoi të ishte një student i Mjekësisë me mesatare 10, i cili përgënjeshtroi akuzat e tij.

13:16

Me sytë katër

PAPARAZZI