Flash

Çifti shqiptar ndalohet në kufirin italo-francez, qeni i zbulon 290 mije euro të fshehura

Lapsi.al 30 August 2018
Çifti shqiptar ndalohet në kufirin italo-francez, qeni i zbulon 290

Një çift emigrantësh shqiptar me banim në Bresha të Italisë është ndaluar nga policia financiare italiane në pikën kufitare të Ventimiglias që lidh Italinë me Francës.

Gjatë kontrollit doganor çifti shqiptar i cili udhëtonte me një makinë me targa gjermane ka deklaruar se ishin nisur për pushime në Spanjë dhe se zotëronin vetëm 1500 euro cash. Por një kontroll më i imët i policisë italiane kishte identifikuar se çifti shqiptar ishte i papunë dhe e pashpjegushme udhëtimi i tyre drejt Spanjës.

Me ndihmën e repartit "cash dog" , të qënëve policor të stërvituar për kapjen e trafiqe të paligjshme , policia financiare italiane ka mundur të zbuloj rreth 290.450 mijë euro të fshehura në sediljet e pasme të automjetit . Paratë ishin mbyllur hermetikisht në pako plastike e bashkë me to u gjet dhe një kartë identiteti fallco.

Shuma e parave u sekuestrua nga financa italiane ndërsa çifti shqiptar është denoncuar me akuzën e riciklimit të paligjshëm. Ndërkohë autoritetet italiane po hetojnë për zbardhjen e prejardhjes së kësaj shume parash.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI