Flash

Haradinaj: Diskutimi për kufijtë e Kosovës na çon në luftë

Lapsi.al 30 August 2018
Haradinaj: Diskutimi për kufijtë e Kosovës na çon në

Pas takimit të liderëve shtetërorë të vendit, Ramush Haradinaj ka folur ekskluzivisht për emisionin Frontal në T7. Kryeministri ka konfirmuar se ideja e Thaçit për shkëmbim të tërritoreve nuk do të përkrahet e as nuk do të diskutohet në takimin e radhës në Bruksel. Ai tha se territori dhe kufijtë e Kosovës nuk do të negociohen.  Haradinaj tha që hapja e kësaj teme çon në luftë dhe konflikte.

“Në dialog nuk do të negociohet për kufijtë e Kosovës.Ne kishim biseda të gjata dhe përmbajtësore, askush nga ne nuk do të dalë nga kushtetuta e vendit dhe nga integriteti e kufijtë e Kosovës”, sqaroi Haradinaj.

Më pas tha se kufijtë nuk negociohen dhe nuk ktheheh prapa kjo çështje.

“Jemi dakord të ketë proces të dialogut, njohje reciproke për Kosovën. Por nuk kthehemi parapa, pra Kosova i ka kufijtë e vet”, tha Haradinaj. “Krejt pikpamjet janë folë, është qëndrim i gjithë neve që territori dhe kufijtë nuk do të diskutohen në Bruksel”, tha kryeministri i Kosoves.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI