Flash

Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë, duart në fyt kundërshtarit...

Lapsi.al 30 August 2018
Ibrahimovic nuk ndryshon kurrë, duart në fyt kundërshtarit...
Të ngacmosh Zlatan Ibrahimovic nuk është fare e këshillueshme. Mjafton të pyesësh Lee Nguyen, sulmuesi i Los Angeles Football Club që ka marrë tërbimin e suedezit, i cili i vendosi duart në fyt gjatë derbit me Galaxy, përfunduar me rezultatin 1-1. Ajo që ndodhi në fushë në fakt nuk kaloi pa u vënë re nga drejtuesit e lartë të MLS që falë pamjeve televizive kanë evidentuar episodin, duke e ndëshkuar Ibrahimovic me një sanksion paralajmërues. Në rregulloren e MLS është shkruar qartë se është e ndaluar të vendosësh duart në fyt ose fytyrë të një kundërshtari qoftë edhe për vetëm një shtyrje: një detaj që Ibra e ka harruar gjatë garës. Për suedezin ka mbërritur një sanksion paralajmërues por jo sportiv, për sa kohë nga pamjet nuk kuptohet shkalla e xhestit të sulmuesit ndaj Lee Nguyen. Futbollisti vietnamez nuk e ka pritur mirë vendimin e MLS dhe në Tëitter është ankuar duke tentuar të provojë se ka marrë një shuplakë dhe jo thjesht një kontakt të lehtë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI