Flash

Përdhunojnë turisten dhe filmojnë aktin, rrëfehen 2 shqiptarët: Erdhi vetë me dëshirë

Lapsi.al 30 August 2018
Përdhunojnë turisten dhe filmojnë aktin, rrëfehen 2

Dy shqiptarë kanë përfunduar në pranga në Kretë. Sipas mediave greke ata akuzohen se kanë përdhunuar një turiste 23 vjeçare dhe  njëri prej tyre ka filmuar edhe aktin.

Sipas të njëjtave burime: hetimi nisi të dielën në mëngjes kur Autoriteti Qendror Portual i Rethymno-s u informua nga policia lokale se në spitalin e qytetit është paraqitur një e re e cila ka denoncuar se ka rënë pre e një përdhunimi në port nga dy persona të panjohur. Zyrtarët e Autoritetit të Portit arritën në spital dhe menjëherë filluan hetimet ndaj dy personave që u denoncuan nga 23-vjeçarja nga Finlanda.

Media lokale “ekriti.gr” raporton se: vëzhgimi i kamerave të sigurisë dhe veprimeve të tjera hetimore i lejuan punonjësve të Autoritetit Portual të identifikonin dy personat e dyshuar për përdhunimin. Ata janë dy shqiptarë të moshës 21 dhe 23 vjeç. Identitetet e tyre nuk bëhen me dije. Të dy kanë deklaruar në dëshmitë e tyre se akti është kryer me pëlqimin e vajzës.

Pas arrestimit, ata u dërguan në ambientet e paraburgimit të Drejtorisë së Policisë së Rethymno-s, ku qëndruan deri në mëngjesin e sotëm. Këtë të mërkurë raportohet se gjykata vendosi si masë sigurimi ndaj tyre, lirimin me kusht.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI