Flash

Sulmi ndaj gazetares Lala, reagon presidenti Meta: Organet e sundimit të ligjit të hetojnë ngjarjen

Lapsi.al 30 August 2018
Sulmi ndaj gazetares Lala, reagon presidenti Meta: Organet e sundimit të

Në lidhje me sulmin me armë ndaj shtëpisë së babait të gazetares së kronikës së zezë, Klodiana Lala ka reaguar edhe presidenti i republikës, Ilir Meta. Meta është shprehur ai ka folur në telefon me gazetaren dhe e ka inkurajuar atë në misionin e saj. Po ashtu Meta është shprehur se do të inkurajojë organet e ligjit që përgjegjësit e kësaj ngjarjeje të vihen para ligjit.

Presidenti i Republikës, Sh.T.Z Ilir Meta dënon me ashpërsi sulmin me armë të kryer ndaj banesës së prindërve të gazetares së mirënjohur investigative, Klodiana Lala.

Edhe përmes një bisede telefonike ku shprehu solidaritet të plotë me gazetaren Lala, dy vajzat e saj të mitura dhe prindërit e saj, Presidenti Meta e inkurajoi të vijojë misionin e saj, pa u trembur dhe shantazhuar nga askush.

“Po kështu inkurajoj organet e sundimit të ligjit të hetojnë në mënyrë të plotë dhe shteruese, këtë ngjarje të rëndë, e të venë para ligjit këdo që qëndron pas saj. Liria e medias është kusht i pazëvendësueshëm për garantimin e të drejtave të njeriut në një shoqëri demokratike”, - nënvizoi Presidenti Meta.

Sipas burimeve nga Presidenca Meta ka komunikuar edhe me Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë për këtë ngjarje.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI