Flash

Sulmi ndaj gazetares, reagon kryeprokurorja Arta Marku

Lapsi.al 30 August 2018
Sulmi ndaj gazetares, reagon kryeprokurorja Arta Marku

Prokurorja e Përgjithshme e Përkohshme, Arta Marku ka reaguar pas sulmit me armë zjarri ndaj banesës së prindërve të gazetares së News 24, Klodiana Lala. Përmes një reagimi të shpërndarë për mediat, ajo shpreh shqetësimin për sulmin dhe thotë se mbështet hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët.

“Prokurorja e Përgjithshme Arta Marku shpreh shqetësimin e thellë për sulmin ndaj familjarëve të gazetares Klodiana Lala mëngjesin e datës 30 gusht. Kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të venë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Prokuroria e Përgjithshme rithekson angazhimin për të venë në dispozicion burime njerëzore dhe infrastrukturore për të garantuar punën e Prokurorisë së Tiranës. Marku çmon punën e gazetares Lala dhe trupës së gazetarëve që përballen me vështirësi dhe rreziqe në kërkim, zbardhje dhe raportim të së vërtetës” - thuhet në reagimin e kryeprokurores të përkohshme. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI