Flash

Vrau 8 persona, monstra i Vlorës refuzon të hajë ushqim me të tjerët dhe të dalë për ajrim nga qelia

Lapsi.al 30 August 2018
Vrau 8 persona, monstra i Vlorës refuzon të hajë ushqim me

Prej afro tri javësh autori i masakrës në Resulaj të Selenicës qëndron në një nga qelitë e paraburgimit në Vlorë.

Por çfarë ndodh me njeriun që tronditi opinionin me vrasjen e tetë kushërinjve të tij. ABC News përmes burimeve të besueshme u sjell kronikën për Ridvanin e tmerrshëm.

Ritvan Zykaj, njeriu që vrau tetë kushërinjtë tij në Resulaj të Selenicës, ndodhet i vetëm në qelinë e paraburgimit në Vlorë. Kanë kaluar 20 ditë nga koha ku ai kreu krimin makabër dhe askush nga familjarët nuk është interesuar për të.

Burime nga policia e Vlorës i thanë ABC News, që Ritvan Zykaj nuk pranon të flasë me askënd. As me punonjësit e policisë. Përsa kohë është duke qendruar në qeli, ai nuk ka dalë asnjë rast për ajrim. Të njëjtat burime tregojnë se Zykaj edhe ushqimin e kërkon brenda, jo të ulet me të paraburgosurit e tjerë.

Punonjesit e policisë së Vlorës janë befasuar nga qendrimi i 24 vjeçarit. I qetë dhe aspak i penduar për çfare ka bërë. Në asnjë rast nuk ka treguar shenja të agresivitetit, thotë burimi i ABC News.

Aq i ftohtë dhe pa nxjerrë asnjë fjalë, saqë të paraburgosurit e tjerë në Vlorë ndjehen mirë që Zykaj nuk ulet me ta për ushqim, apo të dalë bashkë në ajrim.  Ai ndodhet aktualisht në fazën hetimore nën masën e sigurisë arrest me burg, dhe do të qendrojë aty deri në marrjen e dënimit nga gjykata.

Tetë persona u sharruan me kallashnikovë të premten e parë të Gushtit nga Ridvani i tmerrshëm. E gjitha zgjati 10 minuta.

Afër njëri-tjetrit vrasësi i zuri në befasi. Vrau gjashtë të rritur dhe dy fëmijë, menjëherë pas debatit në një drekë. Edhe në gjykata tha se i vrau pasi e quanin hajdut pulash.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI