Flash

Arrestohen dy vëllezër në Elbasan, godasin me grushta punonjësin e ujësjellësit

Lapsi.al 31 August 2018
Arrestohen dy vëllezër në Elbasan, godasin me grushta

Dy vëllezër nga fshati Katund i Ri në Elbasan janë vënë në pranga, pasi kanë dhunuar punonjësin e ujësjellësit, i cili kishte shkuar në banesën e tyre. Sipas policisë së Elbasanit, vëllezërit Andon Bërdufi, 55 vjeç, dhe Uran Bërdufi, 29 vjeç, pasi kanë debatuar me punonjësin e ujësjellësit, 35-vjeçarin F.B., e kanë goditur atë me grushta e sende të forta, duke i shkaktuar dëmtime fizike.

Sakaq, uniformat blu kanë arrestuar dy vëllezërit Bërdufi të cilët akuzohen se kanë dhunuar punonjësin e ujësjellësit për shkak të detyrës, si dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për këtë të fundit, pasi edhe ai i ka goditur ata me grushta.

“Materialet lidhur me ngjarjen i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit që kryen një detyrë shtetërore ose një shërbim publik”, parashikuar nga neni 235/2 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasve A. Bërdufi dhe U. Bërdufi, si dhe për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, të parashikuar nga neni 89 i Kodit Penal, në ngarkim të shtetasit F.B”, thuhet në njoftimin e policisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI