Flash

Basha flet për skandalet e verës: Rama gju më gju me kriminelët, gëzohen Xhafa, Tahiri dhe Çurbja

Lapsi.al 31 August 2018
Basha flet për skandalet e verës: Rama gju më gju me

Kryedemokrati Lulzim Basha ka bashkëbiseduar sot me gazetarët duke folur për situatën në vend ku nuk i ka kursyer akuzat ndaj qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.

Basha tha se Rama nuk gjen kohë për qytetarët që i adreson në internet por ama ulet gju më gju me kriminelët.

“Kjo verë ka qenë e nxehtë jo vetëm prej temperaturave por edhe për vazhdimin e skandaleve. Së pari bashkëqeverisja e Edi Ramës me krimin, bashkëqeverisja me krimin që vërtetohet më së miri nga ajo që qytetarëve i ka sjellë një faqe interneti kurse gjithë kohën e tij e kalon më kriminelët. Ata kanë akses, e me ta ulet gju më gju”, deklaroi Basha.

Sipas tij, ministrat e deputetët e maxhorancës gëzohen për skandalet e njeri-tjetrit.

“Plasi skandali i Xhafajt, u gëzua Tahiri. Plasi skandali i Cyrbjas u gëzua Xhafajt. Plasi i Ballës, u gëzua Cyrbja, plasi skandali i Bibës, u gëzuan këta të gjithë”, tha kreu i PD-së.

 Ai e quajti tallje reagimin e kryeministrit për sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala dhe madje e akuzoi Ramën se pas aktit qëndron bashkëqeverisja e tij me kriminelët.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI