Flash

Basha ultimatum Ramës: E vetmja rrugë për Teatrin, tërheqja!

Lapsi.al 31 August 2018
Basha ultimatum Ramës: E vetmja rrugë për Teatrin, tërheqja!

Kreu i PD-së, Lulzim Basha, i ka bërë thirrje kryeministrit Edi Rama për t’u tërhequr nga ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar. Gjatë një deklarate për mediat, Basha lëshoi një ultimatum për kryeministrin.

“Të tërhiqet menjëherë pa bërë gëk mëk. Shansin i’a ka dhënë Presidenti me kthimin e ligjit. E përshendes personalisht këtu kreun e shtetit. Të tërheq ligjin Fusha, mos t’i shkojë ndërmend ta sjellë në seancë se do të përballet me pasojat më të paparashikueshme. Do të jetë shpallje e konfrontimit dhe e përplasjes civile”, u shpreh kryetari i opozitës.

Sipas Bashës, miratimi i ligjit në parlament, do të thotë të asgjësosh kushtetutën, të grabitësh pronën publike për të pastruar paratë e drogës.

“Ajo është vija e kuqe, pastaj gjithcka do të jetë në dorë te qytetareve dhe ketu nuk dikton më opozita’ theksoi Basha.

©LAPSI.al 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI