Flash

Kukës, universiteti mbulohet nga barishtet

Lapsi.al 31 August 2018
Kukës, universiteti mbulohet nga barishtet

Vetëm pak vite më parë, në godinën e mbuluar sot nga barishtet e këqija dhe plehrat, hynin studentë.

Për 7 vjet ishte dega e Universitetit të Tiranës në qytetin e Kukësit. Që kur u mbyll 4 vite më parë, e kanë pushtuar ferrat dhe grafitet. Qindra studentë kanë përfunduar arsimin e lartë në Infermieri, Gjuhë e Huaj dhe Administrim-Biznes në këtë godinë.

“Kukësi ka pasur më shumë gjallëri me universitetin. Kemi bërë një herë pastrim pasi na ka ardhur keq në çfarë gjendje ka përfunduar”, thotë një ish-student.

Banorët e qytetit të Kukësit, por edhe Hasit, Tropojës dhe Pukës, të cilët studionin në këtë institucion, e kanë kërkuar vazhdimisht rihapjen e tij, por pa sukses.

Në Kukës vazhdojnë ta kërkojnë filialin sepse u kushton më pak familjeve që fëmijët e tyre të studiojnë pranë shtëpisë, por deri tani asnjë përpjekje nuk është bërë për të rimbushur auditoret e një godine që po degradohet dita-ditës./tch

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI