Flash

Real Madrid ka një tjetër numër 7, por tifozët qeshin kur bëjnë krahasimin

Lapsi.al 31 August 2018
Real Madrid ka një tjetër numër 7, por tifozët qeshin kur

Real Madrid ka fshirë përfundimisht Cristiano Ronaldo, duke i dhënë fanellën me numër 7, që për 9 sezone ishte e kampionit portugez, një tjetër futbollisti. Mariano Diaz, sulmuesi 25 vjecar, i rritur në akademinë e Los Blancos, vjen nga një sezon pozitiv me fanellën e Lyon (21 gola në 42 ndeshje). Sulmuesi i ri i merengues është prezantuar në Stadio Bernabeu e, pas prezantimit ka shijuar fushën e blertë. "Për mua gjëja e rëndësishme nuk është numri, edhe pse është krenari të mbaj këtë numër që e kanë patur legjendat e këtij klubi. Ishte i lirë dhe isha shumë entuziast për ta mbajtur" komentoi Diaz.

Vetëm se që nga tifozët e pranishëm në Santiago Bernabeu për të parë numrin e tyre 7 e deri tek ata që nuk deshën të marrin pjesë në prezantimin e Diaz, krahasimi me të kaluarën nuk i lë të qetë. Real donte të zëvendësonte Cristiano Ronaldon, madje i dha edhe fanellën e portugezit 25 vjecarit të rikthyer në Bernabeu, por zëvendësimi nuk është i gjetur.

Të këshilluara

UEFA fikson datën për përdorimin e VAR

UEFA planifikon të nis përdorimin e VAR për herë të parë me rastin e Superkupës vitin e ardhshëm. Ndeshja do të luhet në Stamboll më 14 gusht 2019 midis fituesi...

12:59

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI