Flash

Sulm me breshëri automatiku, merret në mbrojtje familja e gazetares Klodiana Lala

Lapsi.al 31 August 2018
Sulm me breshëri automatiku, merret në mbrojtje familja e gazetares

Prej ditës së djeshme, policia ka marrë në mbrojtje familjen e gazetares investigative, Klodiana Lala.

Në orët e para të mëngjesit të 30 gushtit banesa e prindërve të gazetares së tv Neës 24 u bë prej e një sulmi me breshëri automatiku, të tipit mafioz.

Në banesë në momentin e ngjarjes kanë qenë prindërit, vëllai, motra dhe dy vajzat e saj të mitura.

Në njoftimin për shtyp policia tha dje se po punohet për kapjen e autorëve të sulmit të ndodhur në lagjen "Bruk" në rrugën "Shkëndija" në Tiranë.

Është qëlluar në drejtim të pjesës ballore të shtëpisë, në mure dhe në derën kryesore.

Një grup hetimor po punon për të zbuluar autorët dhe zbardhur ngjarjen por deri tani nuk ka ende asnjë person të shoqëruar apo të dyshuar konkret.

Vetë gazetarja përmes një postimi në facebook tha se sulmi ishte për shkak të detyrës së saj si gazetare.

Nga ana e saj kryeprokurorja nxit dhe mbështet plotësisht hetimin transparent për të vënë përpara drejtësisë autorët e sulmit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI