Flash

Tuchel: "Na duhet një alternativë për Cavani, Choupo-Moting është një top-lojtar"

Lapsi.al 31 August 2018
Tuchel: "Na duhet një alternativë për Cavani, Choupo-Moting

Thomas Tuchel ka folur gjatë në konferencën për shtyp përpara nisjes për Nimes. Ndër të tjera trajneri i PSG ka ndalur të flasë për merkaton.

"Jemi më 31 gusht dhe është vonë, ndoshta shumë. Nuk do të gënjej dhe mund të them se Juan Bernat dhe Eric Choupo-Moting janë duke kaluar vizitat mjekësore. Kërkuam një lojtar për të ndihmuar Cavanin dhe kemi rastin të firmosim me Choupo-Moting. Kërkonim një lojtar të fortë për të kontrolluar topin lart, të fortë në duelet me kokë. Është e vështirë të jesh dublanti i Edinson Cavanit, sepse ai do gjithmonë të luaj, ndaj na duhej një lojtar pozitiv, me një natyrë shumë të duruar dhe Choupo-Moting është një lojtar i nivelit të lartë. Ai mund ta ndryshojë ndeshjen brenda 1' minute, nuk humbet asnjëherë shpresën. Është e qartë që Choupo-Moting ndikon në situatën e Weah, por është një lojtar krejtësisht ndryshe nga profili i tij. Ne kemi humbur me Thiago Motta një lojtar me shumë personalitet, cilësi në mesfushë. Është e vështirë të gjesh lojtarë të mëdhenj me cilësi të larta dhe personalitet të madh", u shpreh Tuchel.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI