Flash

Të rinjtë shqiptarë, të fundit në Europë për të ardhurat sipas fuqisë blerëse

Të rinjtë shqiptarë janë ndër më të varfrit në Europë për sa u përket të ardhurave të familjeve ku jetojnë dhe më të varfrit nëse llogariten të ardhurat sipas fuqisë blerëse. Sipas të dhënave të Eurostat për vitin 2025, të analizuara nga Euronews, të ardhurat mediane vjetore të disponueshme të familjeve të të rinjve të […]

07:12

Do të shkoni në plazh sot? Shihni më parë parashikimin e motit

Lapsi.al 1 September 2018
Do të shkoni në plazh sot? Shihni më parë parashikimin e

Ultësira Perëndimore dominohet nga moti i kthjellët, por kthjellime dhe vranësira kalimtare do ketë në Lindje dhe Juglindje të vendit.

Gjatë pasdites vranësirat zhvillohen në zonat kufitare Lindore, ndërsa vijon dominimi i kthjellimeve në pjesën më të madhe të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit rriten me 1- 2°C në orët e mëngjesit dhe mesditës duke bërë që ekstremumet termike të variojnë nga 15 në 36°C.

Era do fryjë mesatare në tokë por e fortë në det, me shpejtësi 40 km/h nga drejtimi Verior ndërsa në det vijon dallgëzimi mbi 2 ballë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI