Flash

FOTO/ Ekzekutohet biznesmeni 30-vjeçar në Shkodër, detajet e krimit

Lapsi.al 1 September 2018
FOTO/ Ekzekutohet biznesmeni 30-vjeçar në Shkodër, detajet e

Tronditet sërish Shkodra. Një 30-vjeçar është ekzekutuar me armë zjarri. Trupi i pajetë i Arjan Feracakut është gjetur jashtë një automjeti të djegur, në periferi të qytetit. Dyshohet se 30-vjeçari është qëlluar me automatik në vendin e quajtur “Bregu i Ranës”, pranë liqenit. Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar policinë. 30-vjeçari mësohet se është pronar i dy lokaleve në Velipojë.

Mëngjesin e 10 gushtit, Fatbardh Lici, 53-vjeç, është vrarë me armë zjarri në qytetin e Shkodrës. Viktima ishte duke pirë kafe në shoqërinë e dy personave të tjerë kur nga një mjet tip “Benz”, pa targa, ka dalë një person që ka qëlluar me breshëri automatiku në drejtim të 53-vjeçarit, duke e lënë të vdekur në vend.

Kohët e fundit, Shkodra është tronditur nga krimet mafioze ku kryhen vrasje të dhunshme e të frikshme dhe gjithnjë pa autor. Rreth 2 muaj më parë, një ish efektiv policie së bashku me gruan e tij, u ekzekutuan në Shkodër në sy të fëmijës dy vjeç.

Të këshilluara

Aksident në Berat, plagosen bashkëshortët

Një çift bashkëshortësh mbetën të plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik. Dy mjete u përplasën me njëri tjetrin në aksin rrugor Berat-Poliçan në vend...

15:25

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI