Flash

Gjykata lë në burg babain që abuzoi seksualisht me vajzën për 16 vite

Lapsi.al 1 September 2018
Gjykata lë në burg babain që abuzoi seksualisht me vajzën

Gjykata e Tiranës jep masën e sigurisë 'arrest me burg" për babain përbindësh i cili akuzohet se për shumë vite ka abuzuar seksualisht vajzën e tij.

61 vjeçari me inicialet Q.N u arrestua pas denoncimit që i ka bërë e bija.

Burimet kanë bërë të ditur se ndaj vajzësabuzimi ka vazhduar prej vitesh. Flitet se vajza është abuzuar për 16 vite, që në momentin kur ajo kishte qenë vetëm 9 vjeç

Mësohet se kanë qenë murgeshat ato që kanë zbuluar ngjarjen, kur e reja ka rrëfyer për ferrin e përjetuar gjatë viteve që ka qëndruar me babanë.

Mësohet se 61 vjeçari me inicialet e emrin Q.N ishte divorcuar kur ishte 45 vjeçar.

Pas kësaj tre fëmijët kanë jetuar me të atin.

Pas denoncimit të 25 vjeçares, babai është vënë në pranga ku dhe është marrë në pyetje për ngjarjen.

Para prokurorisë ka pranuar faktin se në moshën 19 vjeçare, vajza kishte ngelur shtatzënë me të dhe e kishte abortuar fëmijën.

Ndaj tij tashmë do të rëndojnë 3 akuza.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI