Flash

Partizani fitues, por edhe kundër Kastriotit nuk shkëlqen

Lapsi.al 1 September 2018
Partizani fitues, por edhe kundër Kastriotit nuk shkëlqen

Rezultati është i vetmi që ka rëndësi dhe me dy fitore në tre ndeshje gjërat për të kuqtë duken në rregull. Duken, sepse edhe kundër Kastriotit të kuqtë treguan limitet e tyre, duke mbyllur një tjetër sfidë pa shkëlqim. Goli i Asanit në minutën e 13-të i mjaftoi skuadrës së Gegës për të siguruar fitoren e dytë rradhazi, por tekniku duhet të shohë me prioritet sulmin aty ku mekanizmi, në mos nuk funksionon, ka një ngërç që e bën të parashikueshëm.

Hebaj nën ton dhe i pasaktë para portës. Bëhet fjalë për një 20 vjecar, por bëht fjalë edhe për qendërsulmuesin e Partizanit dhe këtu diskutimi i moshës mbyllet. Ndoshta ardhja e Çinarit do ta ndihmojë me shumë shkodranin, por për momentin ai që e mbron është tekniku.

"Në momentin që Hebaj i mbaron mundësitë, besoj se është momenti i duhur për ta nxjerrë. Nuk është kjo pritshmëria që kemi nga Hebaj. Besoj te ai dhe jam shumë i lumtur që ka ardhur. I duhet kohë për tu përshtatur. Do kisha dëshirë që sa më shpejt të ingranohej. Do të jetë pjesë kryesore e projektit tim, sa të jem unë trajner" deklaroi Gega pas ndeshjes.

Fitorja e dytë vërtetë, por kundër një skuadre që ka ardhur nga Kategoria e Parë dhe është ndër potencialët për tu kthyer në të Parën. Krutanët luajtën shanset e tyre me armët që kanë, pa guxuar shumë, por me kundërsulme që edhe mund të kishin bërë keq, si ndodhi në debutimin në Gjirokastër kundër Luftëtarit, në fitoren e vetme të skuadrës së Plorit në tre javët e para.

"Nuk mund të them se është problem sulmi, sepse nuk hedh shumë sulmues në fushë. Mundohem të bëj balancimin e reparteve, prandaj nuk mund ti fajësoj ata. Rasti i Aleksandrit mund të ndryshonte lojën", komentoi tekniku shkodran.

Sfidën e radhës kryeqytetasit do ta luajnë në transfertë ndaj Laçit, ndërkohë që Kastrioti do të udhëtojë drejt Kamzës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI