Flash

Përdhunoi vajzën e tij për 16 vite, çfarë tha babai në gjykatë

Lapsi.al 1 September 2018
Përdhunoi vajzën e tij për 16 vite, çfarë tha babai

Qirjako Nakuçi, 61-vjeçari i arrestuar pas akuzave nga vajza e tij se ka akuzuar seksualisht me të prej 16 viteve, mësohet se ka shprehur pendesë në gjykatë. Ai doli këtë të shtunë para gjykatës së Tiranës, që vendosi ndaj tij masën e sigurisë së arrestit me burg, në përputhje me kërkesën e Prokurorisë. Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura, megjithatë burime nga brenda sallës së gjyqit, thanë se 61-vjeçari shfaqi pendesë.

Ndërkohe, në dëshminë e dhënë në polici më 30 Gusht, sipas burimeve policore, Nakuçi fillimisht ka mohuar ngjarjen, më pas e ka pranuar atë pjesërisht, duke thënë se nuk ka abuzuar me vajzën kur ajo ka qenë e mitur. Ndërsa, duke pranuar incestin, sipas tij, kur vajza ka qenë në moshë madhore, ai e ka ndarë “fajin” me të bijën, duke thënë se nuk ka ndodhur pa dëshirën e saj.

Vajza, sot 25 vjeçe, ka denoncuar se është abuzuar seksualisht nga i ati që në moshën 9 vjeçe, ndërsa 10 vite më vonë, ai e la edhe shtatzënë, ndërsa ajo abortoi fëmijën. E reja ka treguar se i ati e ka kërcënuar dhe ka ushtruar dhunë të vazhdueshme dhe nuk e ka lejuar që t’i tregojë askujt.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI