Flash

Raikkonen vendos rekordin absolut në Monza, Ferrari dominon pole position

Lapsi.al 1 September 2018
Raikkonen vendos rekordin absolut në Monza, Ferrari dominon pole position

Ferrari nuk zhgënjen në shtëpi. Në kualifikueset për Cmimin e madh të Italisë, Kimi Raikkonen ka fituar pole position e parë sezonal duke kronometruar kohën 1'19''119 në përfundim të Q3, në të cilën la pas për 161 të mijtat Sebastian Vettel, për një vijë të parë të gjithën të kuqe. Pas tyre është renditur Mercedes i Hamilton (+ 0''175) e Bottas (+ 0''537), që do të nisin nga vija e dytë, por me britanikun që është frikësuesi i vërtetë për skuderinë italiane.

Në fund, goditjen e dha "Iceman". Në tentativën e fundit dhe një sektor të tretë të cirkuitit gati përfekt, finlandezi rimori vendin e parë që i mungonte nga Cmimi i madh i Monaco në 2017, duke thyer rekordin e mëparshëm në Monza e duke regjistruar xhiron më të shpejtë në historinë e F1.

Një befasi e vogël për Sebastian Vettel, pikërisht kur mendoi se vendi i parë ishte i tij. Piloti gjerman mund të jetë i kënaqur për faktin se Fearrari nuk dominonte vijën e parë në Monza që nga viti 2000, m,e dyshen Schumacher-Barrichello e mbi të gjitha se rivali për titull Hamilton do të niset pas tij.

Të këshilluara

Video/ Barazohet supersfida në San Siro

Nuk i është gëzuar gjatë avantazhit Milan, sepse me rifillimin e lojës Roma ka barazuar rezultatin në 1-1. Pikërisht në minutën e 59 Fazio është treguar i saktë...

22:03

Video/ Milan ndez San Siron me golin e Kessie

Milan shënon golin e pareë në sfidën kundër Romës në minutën e 40 të pjesës së parë. Një veprim inteligjent i Rodriguez i ka dhënë mundësinë Kessie të shënojë g...

21:26

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI