Flash

Sneijder: "Doja aq shumë ta godisja trajnerin me kokë..."

Lapsi.al 1 September 2018
Sneijder: "Doja aq shumë ta godisja trajnerin me kokë..."

Nga njëra anë një lojtar me talent të pafund e nga ana tjetër një karakter i fortë, që e bëntë të vështirë për tu administruar. E nëse përballë Wesley Sneijder është një trajner me karakter eksploziv si Louis Van Gaal, gjërat janë shumë pranë të dalit jashtë kontrollit. Mesfushori ka treguar në një intervistë për Telegraaf për një zënkë që rrezikoi të përfundonte me goditje fizike mes tij dhe trajnerit.

“Kam patur një raport të pastër pune me Louis. Është një gjeni i çmendur. Ky është emri i duhur për të“, thotë Sneijder. “Kam qenë shumë herë gati ti jepja një goditje me kokë në fytyrë. Ndodhi gjatë një udhëtimi në Azi në qershor 2013. Mënyra si më hoqi shiritin e kapitenit në atë kohë ishte skandaloze. Më mbajti të vecuar sikur të kisha shkuar në festa pas cdo ndeshje”.

"Edhe pse nuk isha në maksimum në atë kohë dhashë më të mirën dhe ja pse pretendoja më shumë mirëkuptim. Më trajtoi pa respekt, mu errën sytë dhe doja ti zgjidhja problemet si në rrugë. Për fat, numërova deri në 10 dhe arsyetova", përfundoi kampioni hollandez.

Të këshilluara

Video/ Barazohet supersfida në San Siro

Nuk i është gëzuar gjatë avantazhit Milan, sepse me rifillimin e lojës Roma ka barazuar rezultatin në 1-1. Pikërisht në minutën e 59 Fazio është treguar i saktë...

22:03

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI