Flash

Formula 1/ Kontakti që vendosi triumfin e Hamilton në Monza. Vettel: "Budalla, ku doje të kaloje"

Lapsi.al 2 September 2018
Formula 1/ Kontakti që vendosi triumfin e Hamilton në Monza. Vettel:

Në shtëpinë e Ferrarit triumfon Lewis Hamilton. Asgjë për të bërë për skuderinë italiane, që e pa suksesin ti komplikohet nga mungesa e precizionit të Sebastain Vettel në fillim të garës. Ishte gjithcka gati për festën në Monza, por edhe një herë Hamilton bëhet plangprishës, duke marrë një fitore që ngjan me titull botëror.

Një konakt vendosi një garë decizive për Botërorin e Formula 1: Hamilton i depërton nga jashtë Vettel që në tentativë për të mbrojtur pozicionin dëmton makinën dhe bën rrotullimin në pistë pas kontaktit me makinën e rivalit. Nga i pari në të fundit për gjermanin ishte mision i pamundur dhe shprehja e përdorur në radio nga gjermani "budalla ku doje të kaloje" është vetëm inat për gabimin e bërë nga vetë Vettel.

Strategjia e Mercedes më pas është për manual. Bottas qendron gjatë në pistë për të bllokuar Raikkonen dhe për Hamilton ishte e thjeshtë të bënte lëvizjen fituese. Vetëm vendi i katërt për Vettel që tani e sheh britanikun e Mercedes 30 pikë larg.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI