Flash

Inter në emergjencë dëmtimesh, Icardi, Lautaro e Nainggolan

Lapsi.al 2 September 2018
Inter në emergjencë dëmtimesh, Icardi, Lautaro e Nainggolan

Inter është që tani në emergjencë dëmtimesh. Luciano Spalletti nuk e kishte menduar kurrë se ende pa luajtur tre ndeshjet e para të kampionatit do të duhej të shpikte formacione. Ata që preokupojnë më shumë janë Mauro Icardi, Lautaro Martinez e Radja Nainggolan.

Kundër Bologna, kapiteni e pa ndeshjen nga tribuna pas problemit të shfaqur në kofshën e djathtë. Ideja ishte të mos rrezikohej, por dëmtimi duhet mbajtur nën kontroll. Për Lautaro, një lodhje muskulare në pulpën e majtë mjaftoi për ta ulur në pankinë në Bologna. Të dy do të bashkohen me kombëtaren e Argjentinës dhe do të kryejnë kontrollet: Icardi me shumë mundësi nuk do të luajë në miqësoret me Guatemalën e Kolumbinë, ndërsa Lautaro mund të luajë një nga dy miqësoret.

Frika më e madhe është për Nainggolan. Mesfushori belg, që nuk luajti në dy ndeshjet e para të kampionatit për shkak të një dëmtimi muskular në kofshën e majtë, doli nga fusha kundër Bologna pasi shënoi edhe golin e parë me fanellën zikaltër. Këtë herë është kofsha e djathtë që e detyroi mesfushorin të kërkontë zëvendësim, ndërsa të martën do ti nënshtrohet kontrolleve për të mësuar rëndësinë e dëmtimit. Inter shpreson që Nainggolan të rikuperojë për të parën e Champions League, por duhet të mbajë një sy hapur edhe për Danilo D'Ambrosio, edhe ai la fushën për një lodhje muskulare.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI