Flash

Video/ Neymar tërbon tifozët e Nimes, ironia e brazilianit për Oscar

Lapsi.al 2 September 2018
Video/ Neymar tërbon tifozët e Nimes, ironia e brazilianit për
Në Stade des Costières Paris Saint Germain fitoi ndeshjen dhe për këtë tifozët e Nimes sigurisht që nuk janë të lumtur, por ajo që i tërboi në maksimum ata ishte braziliani Neymar dhe festimi i tij ironik, pikërisht në vendin ku ndoshin tifozët kundërshtarë, pas shënimit të golit të parë. https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/9b/9bQy.mp4 Polemikat nuk mund të mungonin e për të përcaktuar nëse braziliani është fajtor ose jo, sërisht opinionet janë të ndryshme. Sepse këtë herë zhurmë ka bërë festimi i fantazistit të Selecaos. O’Ney kaloi në avantazh PSG e shkoi të festonte poshtë vendit ku ndodheshin tifozët e Nimes, që deri në atë moment nuk kishin lënë rast pa e fërshëllyer. Nuk është xhest sportivo, por ajo që bën më pas Neymar është unike. Braziliani drejtohet tek një parrullë, duke bërë sikur qante, duke tërbuar publikun e shtëpisë. Në fakt, e kërkuan edhe vetë tifozët e Nimes, sepse parrulla shkruante “Neymar la pleureuse”, që do të thotë “Neymar qaramani”. Sigurisht braziliani e ka marrë personalisht, e duke qenë se tifozët e Nimes mezi prisnin ta shihnin të qante, Neymar i kënaqi. Një xhest që u bë menjëherë viral, e që ndryshe nga herët e tjera kur mori kritika, këtë herë bota sociale e vlerësoi shumë ironinë e O’Ney.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI