Flash

Shifrat e frikshme të Reginaldos: Pesë gola në 6 ndeshje të sezonit

Lapsi.al 3 September 2018
Shifrat e frikshme të Reginaldos: Pesë gola në 6 ndeshje të

Reginaldo, sulmuesi i Kukësit nuk priti më gjatë ti thyente të gjitha pritshmëeritë, edhe pse sigurisht askush nuk dyshonte në aftësitë e tij realizuese. Mozambikasi shpërtheu në javën e tretë, duke marrë topin në shtëpi, pasi fiksoi tregolëshin e parë sezonal me fanellën e Kukësit.

28 vjecari cdo vit ka ardhur në ngritje e nëse në vitin e parë me Luftëtarin shënoi 8 gola dhe katër asist në 32 javë, një vit më pas e rriti perfomancën në mënyrë të frikshme me 18 gola në 31 javë vetëm në kampionat me kurbinasit. Por goli i parë ishte manual i një kombinimi të teknikës dhe qendrueshmërisë, që rrallë i gjën të unifikuara në staturat e sulmuesve të kampionatit tonë.

Mozambikasi ishte konsideruar gjithnjë një prej sulmuesve më prolifik të Superiores, por duket se këtë herë nuk do të ketë rival në titullin e golashënuesit më të mirë. E kjo jo vetëm për tre golat e shënuar në një ndeshje dhe kundër një skuadre si Tirana, që kishte pësuar vetëm një në dy ndeshjet e para. Të mëdhatë po hasin vështirësi përpara, i kishte edhe Kukësi, por jo Reginaldo dhe statistikat flasin vetë: 6 ndeshje dhe 5 gola në këtë fillim sezoni, po të llogarisësh dy në dy ndeshje në Europa League dhe 45 minutat e Champions.

Fillimi i këtij sezoni është premtues, ndoshta edhe sfidues për të gjithë sulmuesit. Sukaj, Hebaj, Krasniqi, Shkurtaj e Plaku duhet të impenjohen shumë për ti tia bërë jetën të vështirë Reginaldos, që pas largimit të kualiteteve Soëe e Guri duke padron i vetëm i zonës gol.

Të këshilluara

Ze Maria pa justifikim: "Luajtëm si pula"

Një humbje e rëndë, shumë madje, ajo e pësuar nga Tirana në Loro Borici përballë Kukësit. Humbje që komplikon shumë pozitat e teknikut Ze Maria, që megjithatë s...

19:21

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI