Flash

Berlusconi e Galliani rikthim në futboll, gati blerja e klubit

Lapsi.al 4 September 2018
Berlusconi e Galliani rikthim në futboll, gati blerja e klubit

Pas 31 vitesh së bashku tek Milan, Silvio Berlusconi e Adriano Galliani mund të ndërmarrin një aventurë të re në futboll: është serioz interesimi për të marrë klubin e Serie C, Monza. Hipoteza konfirmohet nga disa burime dhe është e besueshme duke qenë se blerja e Monzës ka qenë një ëndërr e hershme e ish-adminitsratorit të deleguar kuqezi: Galliani ka qenë zëvendës president i Monza në sezonet 1984/85 e 1985/86 para se të kalonte tek Milan.

Presidenti aktual i shoqërisë bardhekuqe është Nicola Colombo, i biri i Felice Colombo (president i Milan nga 1977 në 1980), që e shpëtoi Monzën nga falimentimi në 2015 e që do të preferonte të mbetej me një kuotë aksionesh në minorancë, edhe pse në rast të një oferte konkrete është gati ti lëshojë të gjithë mazhonarcën Berlusconit e Gallianit.

Nicola Colombo është shprehur mbi këtë cështje: "Në javët e ardhshme do të ketë kontakte të tjera, por interesimi është i fortë dhe një përfundim i çështjes është i mundshëm".

Të këshilluara

Kamza zgjedh trajner ish-lojtarin e kombëtares

Kamza nuk ka humbur kohë për të vendosur trajnerin që do të zëvendësojë në pankinë Bledar Devollin, të shkarkuar pas humbjes në Niko Dovana përballë Teutës, në ...

13:38

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI