Flash

Ekzekutohet një punonjës brenda godinës së Inteligjencës Kosovare

Lapsi.al 4 September 2018
Ekzekutohet një punonjës brenda godinës së

Një punonjës u vra me armë zjarri mëngjesin e sotëm brenda ndërtesës së Inteligjencës Kosovare.

Sipas Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, viktima në fjalë ishte punonjës i barit dhe ndërroi jetë në QKUK pasi nuk arriti t’i rezistojë plagëve të marra.

“Sot, më 04.09.2018, rreth orës 09:10, në objektin e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ka ndodhur gjuajtje me armë zjarri, me atë rast një zyrtar i sigurimit të brendshëm ka shtënë mbi një punonjës të bufesë. Viktima ka ndërruar jetë në QKUK”, thuhet nga AKI. Gjithashtu është bërë e ditur se rasti nuk ka të bëjë me çështje që ndërlidhen me veprimtarinë e AKI-së.

 

“Përkundër përpjekjeve të mjekëve të shërbimit emergjent nga plagët e rënda që ka pasur personi nuk ka arritur të mbijetoj dhe ka vdekur. Personi i vdekur është i moshës mesatare”, u shpreh Shpend Fazliu për Express. Nga Prokuroria e Shtetit zyrtarisht deklarojnë se vrasja ka ndodhur në lokalin AKI-së, si institucioni më i lartë i sigurisë në vend.

Si rrjedhojë e kësaj nga prokuroria thonë se e kanë të vështirë hetimet për ngjarjen në fjalë pasi ka ndodhur brenda këtij institucioni.

“Ky rast ka ndodhur në AKI. Është vrarë një person. Jemi duke hetuar rastin, por meqë është në AKI, situate është më e vështirë për t’u hetuar”, u shpreh Ibrahim Berisha zv.kryeprokuror në Prokurorinë Themelore në Prishtinë.

I dyshuari për vrasjen është një 40 vjeçar me inicialet V.I.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI