Flash

Goditet rrjeti e kokainës në Itali. Drejtohej nga një biznesmen shqiptar

Lapsi.al 4 September 2018
Goditet rrjeti e kokainës në Itali. Drejtohej nga një biznesmen

Trafiku i kokainës ishte organizuar në mënyrë hierarkike që funksiononte sikur të ishte një biznes i vërtetë, u çmontua nga policia e Reggio Emilia, pas një viti hetimesh të hollësishme dhe të përpikta. Operacioni ka çuar në arrestimin e shtatë personave dhe ekzekutimin e tri masave të përkohshme për tre prej tyre. Hetimet filluan në 2017 pas arrestimit në flagrancë të një 21 vjeçari shqiptar, i cili mbante me vete 200 gram kokainë.

Hetimet vijuan edhe për faktin se 21 vjeçari sapo kishte mbërritur në Itali dhe zyrtarisht nuk kishte kontakte në Reggio Emilia dhe pavarësisht nga kjo, ai mundi që brenda disa ditësh të kishte në dispozicion telefona, strehim dhe një sasi të konsiderueshme droge.

Hipoteza kryesore ishte se i riu veproi i koordinuar nga të tjerë. Hetimet, të cilat zgjatën disa muaj, lejuan policinë vendase të zbulonte një trafik të madhe kokaine në këtë zonë. Gjatë hetimit, u zbulua se 41 vjeçari shqiptar Xhafer Berisha qëndronte në krye të tregtarëve të vegjël të drogës duke i koordinuar ata dhe ndoshta ka kryer rekrutime nga Kosova.

Në veçanti, në nëntor 2017, në një ndërtesë fermë në Via Ancini u arrestuan dy "punëtorë" të Berishës, të cilët transportonin kokainë; Arsid Subashi dhe Dorian Cakri, i cili kishte fshehur kokainën në fushën ngjitur. Hetimi vazhdoi, duke zbuluar transportuesin, një tunizian i aftë për të transmetuar me pakicë, 100 gram kokainë në javë.

Kokaina është blerë nga emisarët e Berishës, ose nga shtetasi i Magrebit, Redouane Nahi. Ai gjithashtu, së bashku me Berishën përfunduan në arrest shtëpiak. Në rrjedhën e hetimeve janë kryer shtatë arrestime. Gjithashtu, policia zbuloi një bar i administruar nga Berisha. Së fundi, 41-vjeçari shqiptar gjithashtu është akuzuar për tentativë zhvatjeje ndaj një klienti që nuk kishte arritur të paguante kokainën e blerë./ora news

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI