Flash

Itali, arrestohen shqiptarët me kokainë

Lapsi.al 4 September 2018
Itali, arrestohen shqiptarët me kokainë

Një 37-vjeçar shqiptar me iniciale L. A., dhe një 40 vjeçar me iniciale L. G., u arrestuan nga policia në Punta Marina në Itali. Nervozizmi i dukshëm i manifestuar nga një njeri prej shqiptarëve ka tërhequr vëmendjen e agjentëve.

Pas kontrollit të plotë, policia ka gjetur në xhepin e tij lëndë narkotike prej 10 dozash kokainë dhe disa qindra euro.

Në këto rrethana, një burrë i dytë i ulur në tryezën e barit, u përpoq të largohej pa hezitim pasi shkoi në banjë. Ai u arrestua menjëherë nga agjentët, duke e kontrolluar edhe atë. Atij ju gjetën tre doza kokainë.

Kërkimet e kryera në shtëpitë e tyre, u kanë lejuar karabinierëve të gjejnë peshore elektronike si dhe materiale për paketimin e dozave.

Në fund të procedurës, shqiptarët janë vendosur nën arrest shtëpie në pritje të gjykimit, seanca për të cilët do të zhvillohet më 11 shtator.

Ndërkohë, të dy nuk mund të largohen nga shtëpia prej orës 20.00 deri në orën 07.00 të mëngjesit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI