Flash

Ngec hetimi i prokurorisë për audio-përgjimin Biba-Bianku

Lapsi.al 4 September 2018
Ngec hetimi i prokurorisë për audio-përgjimin Biba-Bianku

Hetimi i Prokurorisë së Tiranës për audio-përgjimin mes nënkryetarit të KQZ-së Denar Biba dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku, mund të rezultojë një flluskë sapuni.

Burime nga akuza e kryeqytetit konfirmojnë për Tv Klan se në dispozicion të prokurorisë është venë vetëm materiali i publikuar në portalin exit.al dhe nuk është mundur të gjendet deri tani biseda e plotë e zhvilluar mes tyre në Strasburg, në vitin 2014. Në bisedën e bërë publike hetuesit thonë se ka ndërhyrje. Pjesë të komunikimit mes nënkryetarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe gjyqtarit shqiptar në Strasburg janë hequr apo janë afruar me njëra – tjetrën.

Ky fakt, sipas tyre, ngre dyshime se ndërhyrjet mund te jenë bërë për ta nxjerre bisedën jashtë kontekstit. Por për të verifikuar qëllimin e bisedës, hetuesit thonë se do të duhet të ekzaminojnë të gjithë bashkëbisedimin e zhvilluar mes tyre.

Është e paqartë se cili do të jetë hapi tjetër i prokurorisë për këtë rast, nëse do të thirren për t’u pyetur Biba, Bianku dhe personat e tjerë që përmenden në bisedë, pasi audio e plotë duket e pamundur për t’u gjetur. Një ditë pas publikimit të materialit Prokuroria regjistroi një hetim për veprën penale të ushtrimit të ndikimit ndaj personave që ushtrojnë funksione publike.

Opozita i kërkoi prokurorisë të hetojë edhe për korrupsion Denar Bibën dhe sekretarin e përgjithshëm të kryeministrisë, Engjell Agaçin, për shantazh ndaj gjyqtarit Bianku, nën pretendimin se Biba e ka shantazhuar gjyqtarin duke i kërkuar qe te mbështesë qeverinë në kërkesën drejtuar gjykatës së Strasburgut për të shtyrë ekzekutimin e vendimeve për çështjet e kthimit dhe kompensimit të pronave.

Denar Biba i ka mohuar akuzat, ndërsa gjykata e Strasburgut, në një reagim për televizionin Klan sqaroi se biseda e zhvilluar, të cilën gjyqtari Bianku e ka quajtur të papërshtatshme, nuk ka ndikuar në marrjen e vendimit të saj për të aprovuar kërkesën e qeverisë shqiptare.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI