Flash

Pas Shkodrës, policia jep "show" edhe në rrugët e Elbasanit

Lapsi.al 4 September 2018
Pas Shkodrës, policia jep "show" edhe në rrugët e

Forca të shumta policie u panë mbrëmjen e së hënës në rrugët e Shkodrës. Në disa media dhe portale pranë qeverisë u njoftua për një operacion të madh që uniformat blu kishin nisur për kapjen e kriminelëve që kishin terrorizuar qytetin. Të njëjtat burime thanë se po kryheshin edhe kontrolle në disa banesa të dyshuara në lagjen Dobrac e njohur si bastion i Bajrave.

24 orë më pas asnjë njoftim zyrtar. E qarte se operacioni kishte si qëllim vetëm dhënien e një përshtypjeje se policia ishte vënë në lëvizje pas akuzave të opozitës. Një ditë më pas anjë rezultat nuk u njoftua për këtë “operacion që kishte çliruar Shkodrën e pushtuar”.

LEXO EDHE: 

VIDEO/ Pas akuzave të opozitës, Xhafaj nxjerr policinë në rrugët e Shkodrës… për show

Mbrëmjen e së martës e ka pasur radhën një tjetër qytet për të parë “spektaklin” e policisë së shtetit. Në rrugët e këtij qyteti i konsideruar shpesh nën pushtetin e grupeve kriminale janë parë furgonë të Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë.

Edhe në Elbasan policia ka ushtruar një sërë kontrollesh në makinat luksoze që qarkullojnë në qytet. Ende nuk ka të dhëna nëse është arrestuar ndonjë person i kërkuar apo pjesë e bandave. Duket se do të presim cili qytet do të ketë radhën të mërkurën për të parë policinë në rrugë... ©LAPSI.al

Të këshilluara

Itali, arrestohen shqiptarët me kokainë

Një 37-vjeçar shqiptar me iniciale L. A., dhe një 40 vjeçar me iniciale L. G., u arrestuan nga policia në Punta Marina në Itali. Nervozizmi i dukshëm i manifest...

22:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI