Flash

“Pre e mundshme e krimit”, zbardhet vendimi i shkarkimit të prokurorit të Tiranës

Lapsi.al 4 September 2018
“Pre e mundshme e krimit”, zbardhet vendimi i shkarkimit të

Komisioni i pavarur i Kualifikimit ka zbardhur vendimin për shkarkimin nga detyra të Prokurorit të Tiranës Adriatik Cama, vendim i marrë më 12 korrik.

Për sa i përket deklarimit të pasurisë, KPK ka evidentuar se subjekti i rivlerësimit nuk ka burime financiare të ligjshme për të justifikuar pasuritë, si dhe ka kryet deklarim të rremë e të pasaktë.

Lidhur me kontrollin e figurës, duke iu referuar raportit të DSIK, KPK raporton se Adriatik Cama është përfshirë në korrupsion pasiv së bashku me një prokuror tjetër, lidhur me një çështje të hetuar nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës Parë Lushnjë.

“Lidhur me vendimmarrjen e kryer nga ana e prokurorëve për zgjidhjen përfundimtare të këtij procedimi penal, Prokuroria e Përgjithshme konstaton se vendimi i pushimit të procedimit penal, që mban datën 02.06.2005, marrë nga prokurori Gj.T. dhe miratuar nga drejtuesi i Prokurorisë, z. Adriatik Cama, ashtu sikurse arsyetohet me vendimin e shfuqizimit të këtij vendimi nga Prokuroria e Përgjithshme, është i pambështetur në ligj e prova. Vendimi është marrë në kundërshtim me kërkesat e nenit 327 të Kodit të Procedurës Penale që ka qenë në fuqi në kohën që po hetohej procedimi penal, pa u kryer të gjitha veprimet e nevojshme hetimore”, sqarohet në vendimin e zbardhur të KPK-së, raporton Panorama.

Grupi i Punës pranë DSIK-së ka raportuar se subjekti i rivlerësimi, Adriatik Cama, vlerësohet si individ i mundshëm për t’u vënë nën presion nga strukturat kriminale, thuhet në vendim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI