Flash

Reforma e financave publike, 2017-ta dështim për borxhin dhe detyrimet e prapambetura

Lapsi.al 4 September 2018
Reforma e financave publike, 2017-ta dështim për borxhin dhe detyrimet

Një reformë mbi menaxhimin e financave publike që u mor në vitin 2014 e nxitur nga Banka Botërore duket se ka dështuar në synimet kryesore të saj, sjelljen e borxhit publik në raport me PBB në nivelin 65.5% në vitin 2017 dhe në eliminimin e detyrimeve të prapambetura.

Ministria e Financave publikoi raportin e Monitorimit të vitit 2017 të Menaxhimit të Financave publike 2014-2020 dhe nxori në dukej se drejtimet kryesor për të cilat u ndërmor kjo reformë nuk u realizuan.

Reforma synonte që borxhi publik të arrinte në 65.5% të PBB në fund të 2017, por rezultati ka qenë i ndryshëm, pasi ky raport bë buxhetin fakt të 2017 rezultoi në 70.0 % të PBB-së.  Raportimi i monitorimit e cilëson këtë objektiv të papërmbushur.

Gjithashtu raporti i monitorimit zbulon se, me 2017 janë akumuluar rreth 2,2 miliardë lekë detyrime të prapambetura, teksa niveli i synuar në strategji ishte 0 lekë detyrime të prapambetura.

Gjithashtu monitorimi i strategjisë ka zbuluar se niveli i investimeve publike ka qenë me pak se parashikimet e bëra në buxhet, duke konsideruar të papërmbushur objektivin vjetor për të kryer investime publike në nivelin 4.5% të PBB-së.

Raporti i monitorimit vëren se krahasuar me vlerësimin e kryer në 2011 vërehen përmirësime thelbësore në disa tregues kyç, përfshirë: parashikimin e të ardhurave; menaxhimin dhe raportimin e angazhimeve dhe detyrimeve të prapambetura të shpenzimeve; gjithëpërfshirjen e paketës së buxhetit dhe informacione të rëndësishme fiskale që tanimë janë të disponueshme për publikun; Buxheti i parë i Qytetarëve është përgatitur dhe botuar, po ashtu edhe Raporti Gjashtë – mujor i Performancës Makroekonomike, Fiskale dhe Buxhetore të Qeverisë si dhe ka përmirësime në aksesin e publikut në informacionin e prokurimit.

Por, raporti ngre shqetësimet në lidhje me: shtrirjen e operacioneve të paraportuara; mungesën e transparencës se transfertave fiskale ndërqeveritare; rregullsinë dhe pjesëmarrjen në buxhetin vjetor; si dhe shqyrtimin legjislativ të raporteve të auditimit të jashtëm.

Raporti i monitorimit të Financave publike përcakton mbështetjen e donatorëve për sektorin e MFP-së, i cili dominohet nga kreditë, rreth 95 për qind të totalit të financimit, të siguruar nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe Banka Botërore (BB). Donatorë të tjerë në këtë sektor përfshijnë: Bashkimin Evropian (BE), Suedinë, Zvicrën dhe USAID-in, të cilët ofrojnë ndihmën e tyre përmes granteve, mbështetjes buxhetore dhe AT. Gjatë vitit 2017, 20 projekte të mbështetura nga donatorët ishin duke u zbatuar dhe shuma prej 88.17 milion euro ishin të planifikuara për projekte të reja, po për vitin 2017./ Monitor 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI