Flash

Vrau prindërit dhe motrën, rrëfehet 28-vjeçarja që ideoi krimin makabër në Dibër

Lapsi.al 4 September 2018
Vrau prindërit dhe motrën, rrëfehet 28-vjeçarja që

Policia e Maqedonisë ka zbardhur krimin e rëndë në një familje shqiptare në Dibër të Madhe në 27 gusht. Porositësja e krimit të 3-fishtë është 29-vjeçarja Blerta Pocesta e cila ka organizuar vrasjen e babait, nënës dhe motrës 13-vjeçare. Ajo është ndaluar nga policia ku pas marrjes në pyetje ka rrëfyer se ishte ajo që e planifikoi gjithçka, por ka mohuar që të jetë ajo autore e krimit makabër.

Burime zyrtare të Ministrisë së Punëve të Brendshme thanë për mediat se pas hetimeve të pandërprera dhe pas marrjes në pyetje të të akuzuarës, 28-vjeçarja ka pranuar se ka dorë në eliminimin e babait, Amid Pocesta, 55-vjeç, nënës Nazmije, 53-vjeçe dhe motrës së vogël Anilës, 13-vjeçare. Sipas Blertës ata e kishin penguar të martohet me të dashurin e saj, një shtetas italian.

“E akuzuara ka pranuar se vrasjen e organizuar pikërisht ajo, por jo edhe ekzekutimin. Po hetohet pistoleta, e cila ishte blerë nga Ferdi G. 33-vjeçar nga Gostivari, ndërsa ishte në pronësi të dajës së tij, Veap M. 66-vjeçar nga Dibra, gjithashtu i akuzuar në këtë vrasje të trefishtë. Arsyetimi i 28-vjeçares para punonjësve të policisë ka qenë se, prindërit e kanë penguar të martohet me një italian”, - thanë zyrtarë të policisë. Dyshohet se 28-vjeçarja e ka bërë krimin për të përfituar sigurimin e jetës së babait të saj që arrinte në mbi 1.2 milion euro. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

15°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI