Flash

I riu denoncon te Berisha: Më kërkuan 100 mijë lekë për regjistrimin e motrës te gjimnazi 'Qemal Stafa'

Lapsi.al 5 September 2018
I riu denoncon te Berisha: Më kërkuan 100 mijë lekë për

Një i ri nga Tirana ka denoncua te ish-kryeministri Berisha një rast korrupsioni. Ai pretendon që i kanë kërkuar 100 mijë lekë të vjetra për të regjistruar në gjimnaz motrën e tij adoleshente, ndonëse ai ishte në rregull me dokumentacionin. 

Më poshtë reagimi i plotë i Berishës, bashkë me denoncimin e të riut. 

Kalbesira duhet shporrur nje minute e me pare!

Regjistrimi ne gjimnazin “Qemal Stafa” behet vetem po pagove dhe 100 mije leke!

Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb

“Pershendetje doktor jam nje qytetar i njesis bashkiake nr.10 kete vit kam terhequr motren ne tirane edhe desha ta rregjistroj ne shkollen ''Qemal Stafa'' aty ku i takon. Si fillim kam qene mbi 10 here edhe askish nuk me tregonte pse nuk ma rregjistronin motren aty, derisa me kurkun disa dekomenta qe do i merrja tek drejtoria arsimore per ti paraqitur ne shkolle kam pritur plot 6 ore para deres derisa kam marre dokumentat e duhura kam shpenzuar edhe leke per keto. Te nesermen u paraqita ne shkolle ate dite ma rregjistrun u gezova pa mase mendova qe perfundoi gjith kjo lodhje. Te nesermen me telefonon dikush edhe me thote qe duhet te vish ne shkolle sepse regjistrimi nuk eshte bere nuk lejohet ky person te rregjistrohet se cila eshte arsyeja nuk e di vetem me thone tako drejtoreshen eehe nuk me hapin deren qe te futem brenda ta takoj.

Dikush tek dera me thote qe nese do ta rregjistrosh shko tako kete person ***** takova ate pa then fjalen e pare me tha duhen 100 mileke te vjetra nese do per 5 minuta ta rregjistroj nuk kisha zgjidhje tjeter ja sigurova keto te holla ja dhashe nuk vonuan 5 minuta me thirren edhe rregjistrova motren te gjith me prisnin me buzqeshje sepse e kishin marre nga nje dore te mire kete zezon rregjistrimesh. Por lind pyetja pse ne deren e tyre ishte nje leter e ngjitur ku shkruhej personat me mesatare 9.5 kane te drejte rregjistrimi? Ndorkohe qe motra ime eshte me mesatare 10.0 do te siguroj edhe fotot me poshte. Jam nje i ri qe kam mbaruar shkollen e larte me nota ne shkelqyera edhe punoj per nje privat qe me perdir si deshiron ai.

Jam nje i ri totalisht i zhgenjyer nga ky sistem komunist ku duan te korruptojne edhe femijet e vitit te pare ato qe jan e ardhmja e kti vendi. Jam nje i ri qe korruptohem nga disa njerez nje jan vene per te na dhen dije neve (Mesuesit) sepse nuk kam zgjidhje tjeter. Jam nje i ri qe ne cdo bisede me miqte e mi mendojme si te ikim nga ketu. Mendoni edhe per neve ule koken poshte o i gjate se po na shkel. Te falenderoj pa mase Doktor

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI