Flash

PD kërkon 'kokën' e Xhafës dhe Veliut: Të shkarkohen dhe të ndiqen penalisht

Lapsi.al 5 September 2018
PD kërkon 'kokën' e Xhafës dhe Veliut: Të

Partia Demokratike nuk heq dorë nga 'koka' e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Përmes një letre dërguar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, PD kërkon që të shkarkohen nga detyra, Fatmir Xhafaj dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ardi Veliu.

Në letrën që PD i drejton kryeparlamentarit Ruçi thuhet se "Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit nuk i kanë vënë në dispozicion për 5 muaj asnjë dokument Komisioni Hetimor".

"Ministri i Brendshëm dhe kreu i policisë akuzohen nga PD për pengim të qëllimshëm të Komisionit Hetimor "Tahiri" dhe kjo bëhet me qëllim fshehjen e gjurmëve të lidhjeve të qeverisë me krimin e organizuar", thuhet në letër.

Gjithashtu, PD akuzon Ministrin Xhafaj për asgjesim provash në mbrojtje të vëllait trafikant, si dhe Tahirit, Ballës, Çyrbjës etj.

"Mandati i Komisionit Hetimor perfundoi sot pa asnjë rezultat për shkak të pengimit të qëllimshëm të punës nga qeveria", thuhet ne leter duke shtuar se "Pengimi i Komisionit Hetimor nga Qeveria është dhunim i kushtetutës dhe asgjësim i Parlamentit."

"PD kërkon shtyrjen e Komisionit Hetimor "Tahiri" me 3 muaj dhe qëndrim të prerë nga Kuvendi për përgjegjësit", mbyllet letra e PD drejtuar Gramoz Ruçit.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI