Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Policia Rrugore mbush arkën e shtetit me gjoba, vetëm në gusht janë vendosur rreth 38 mijë gjoba

Lapsi.al 5 September 2018
Policia Rrugore mbush arkën e shtetit me gjoba, vetëm në gusht

Vetëm për muajin gusht janë ndëshkuar 37747 drejtues të mjeteve. Prej tyre janë 275 leje drejtimi të pezulluara për përdorim të pijeve alkoolike, ku janë 140 të ndaluar në komisariat. Po ashtu 480 patenta janë hequr për shkak të shpejtësisë. Sa i përket rripit të sigurisë janë vendosur 1700 gjoba për mos vënie të tij dhe 6000 të tjera janë për parakalim të gabuar.

Duket se ka një ndërgjegjësim përsa i përket përdorimit të telefonit gjatë drejtimit të mjetit ku shënohen vetëm 52 masa. Në raport me vitin e shkuar behët e ditur se janë dy viktima më shumë, por me 10 të plagosur rëndë më pak.

Në autostradë në sens të kundërt

Qarkullimi me automjet në Shqipëri është një mision i vështirë. Por rasti në autostradën Kavajë – Lushnje do të mbetet një nga më të rrezikshmit dhe më i çuditshëm.

Për disa kilometër një 58 vjeçar ka ecur në sens të kundërt dhe me një shpëjtësi të konsideruar. Policia ka mundur të ndjekë mjetin si dhe ndaluar drejtuesin duke i hequr lejen e drejtimit për dy vite si dhe me një gjobë 10 mijë lekë gjobë. Pamjet flasin vetë, nuk kanë nevojë për koment, papërgjegjshmëri që vret jetën” thuhet në deklaratën e policisë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI