Flash

ERA QË NUK NDALET MË!

Regjimi katërmbëdhjetë vjeçar i Aleksandar Vučić përfundoi. Serbia u çlirua, si pasojë e rezistencës dhe mobilizimit...

16:01 Ditmir Bushati

Rama shpërndan libra falas, PD e akuzon për mbyllje shkollash: Arsimi në agoni, qeveria shkurton buxhetin

Lapsi.al 5 September 2018
Rama shpërndan libra falas, PD e akuzon për mbyllje shkollash: Arsimi

Teksa kryeministri Edi Rama, ministrat apo deputetët e tij shpërndajnë libra falas në prag të vitit të ri shkollor, opoziva vijon akuzat për qeverinë. Deputetja Albana Vokshi, tha sot gjatë një deklarate se braktisja e shkollave nga 133 mijë nxënës dhe mbyllja e dhjetëra shkollave, është rezultati shkatërrimtar i qeverisë Rama për arsimin. Për mbylljen këtyre shkollave, Vokshi i kërkoi shpjegim ministres së Arsimit, Lindita Nikolla. 

"Lindita Nikolla duhet t’u thotë shqiptarëve sa shkolla po mbyllen në të gjithë Shqipërinë për shkak të braktisjes së tyre nga 133 mijë nxënës gjatë qeverisjes së Edi Ramës. Mbyllja e dhjetra shkollave në çdo bashki të Shqipërisë tregon agoninë në të cilën arsimi shqiptar ka rënë. Kjo është gjëja më e rëndë që mund të ndodhte në Shqipëri. Nuk bëhet fjalë për klasa kolektive, por për shkolla mëmë që mbyllen: 16 në Fier, 9 në Vlorë, 8 në Lezhë janë këmbanë alarmi për të gjithë prindërit se situata është katastrofë. Gjendjen në arsim nuk mund ta ndryshojë një qeveri që shkurton buxhetin e arsimit dhe ia shpërndan atë kriminelëve të lidhur me pushtetin dhe klientëve të Edi Ramës", tha Vokshi. 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI