Flash

Tony Blair takon Salvinin për t’a bindur për Gazsjellësin TAP

Lapsi.al 5 September 2018
Tony Blair takon Salvinin për t’a bindur për Gazsjellësin

Çështja e ndërtimit të gazsjellësit TAP në Itali vijon të mbetet një rrezik për projektin, duke qenë se qeveria e re populiste italiane shprehet kontradiktore në deklaratat e saj.

Në Korrik, ministri i brendshëm Matteo Salvini kishte deklaruar se do ta mbështeste TAP, pasi do të ndihmonte në uljen e çmimit të gazit në Itali. Ndërsa pak ditë më vonë, përfaqësues të Lëvizjes 5 Yjet, përfshirë liderin e saj Luigi Di Maio, ishin shprehur se partia e tyre nuk kishte ndërruar mendje mbi ndërtimin e gazsjellësit, pasi do të ishte i panevojshëm dhe i dëmshëm.

Tashmë, në përpjekje për të bindur qeverinë italiane do të vihet edhe ish kryeministri britanik, Tony Blair, i cili do të zhvillojë një takim në Romë me Salvinin. Blair ka shërbyer njëherazi si konsulent në projektin e Gazsjellësit Trans Adriatik që prej vitit 2014.

Ky takim vjen në një moment kur Rusia po përpiqet të shtojë influencën e saj në Europë përmes ndërtimit të gazsjellësit Nord Stream 2, i cili kundërshtohet fuqishëm nga SHBA, Britania e Madhe dhe Polonia. TAP do të shërbente si një alternativë për burimin e gazit natyror në Europë dhe ka gjetur mbështetjen e tij edhe nga presidenti amerikan Donald Trump, i cili i ka kërkuar në fund të muajit Korrik kryeministrit italian Conte ta realizojë.

Takimi mes Blair dhe Salvini mbart një rëndësi të veçantë për shkak të asaj që palët përfaqësojnë: nga njëra anë një prej politikanëve populistë të Europës që ka arritur të marrë pushtetin në Itali dhe nga ana tjetër Blair, një prej kritikëve më të mëdhenj të populizmit, në krye të një instituti të dedikuar për ta luftuar atë dhe pasojat e tij.

Të këshilluara

Itali, arrestohen shqiptarët me kokainë

Një 37-vjeçar shqiptar me iniciale L. A., dhe një 40 vjeçar me iniciale L. G., u arrestuan nga policia në Punta Marina në Itali. Nervozizmi i dukshëm i manifest...

22:21

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI