Flash

Deputeti i LDK-së: Si po luan Rama në prapaskenë për ndarjen e Kosovës

Lapsi.al 6 September 2018
Deputeti i LDK-së: Si po luan Rama në prapaskenë për ndarjen

Deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ka akuzuar kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama që është i përfshirë në procesin e shkëmbimit të territoreve mes të Kosovës dhe Serbisë.

“Projekti i shkëmbimit të territoreve është projekt i Gjingjiçit dhe i Vuçiçit, i ndihmuar edhe nga Edi Rama që është i kyçur në këtë pazar”, - ka thënë Avdyli sipas Klan Kosova.

“Pjesë e pazareve është edhe Edi Rama që është në kontakt me Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiçin. Vuçiq po i thotë opinionin e tij para të gjithëve: “Neve na more Kosovën, tash për t’i përmirësuar marrëdhëniet, duhet të na ktheni diçka dhe ky kthim është veriu”.

Avdyli ka thënë se subjekti politik që i takon nuk është kundër që Lugina e Preshevës të bashkohet me Kosovën.

“Mund të them publikisht se krejt LDK dhe krejt populli do ta përkrahim idenë që dikush të na e kthejë Preshevën, por nuk jemi gati që të falim toka. Serbia na ka borxh shumë tokë neve. Pse duhet t’i japim akoma”.

“Hashim Thaçi po bën lojë me fjalë dhe Haradinaj po bjen pre e Hashim Thaçit. Mendoj Serbia nuk i jep Kosovës asgjë është e interesuar vetëm të marrë. Është e interesuar ta krijojë një Kosovë jostabile. Serbia po arrin ta kthejë Kosovën para vitit 2008. Neve duhet të na njeh Serbia, të anëtarësohemi në OBK dhe NATO dhe pastaj mund të flasim” - tha deputeti i LDK-së.

Të këshilluara

Rama pritet me protesta në Elbasan

Edi Rama u prit sot me protesta kur erdhi në Elbasan. Kryeministri udhëtoi drejt Elbasanit për të zhvilluar një takim me mësuesit në prag të fillimit të viti...

17:26

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI