Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Detajet/ Sekuestro 5 mln euro dhe 1 ton kokainë, si u kapën në një hotel në Spanjë dy shqiptarët

Lapsi.al 6 September 2018
Detajet/ Sekuestro 5 mln euro dhe 1 ton kokainë, si u kapën në

Dy trafikantët shqiptarë, njëri nga Laçi dhe tjetri nga Lezha, të cilëve sot ju sekuestruan pasuritë kriminale në Shqipëri, u arrestuan në Spanjë në prill të këtij viti. Ne sekuestro perfunduan  llogari bankare dhe pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, qe shtetasit Arjan Ndoci, Julian Deblini (Bedlini)  i kishin ne emer te tyre, familjarëve por edhe te afermve.

Ata akuzohet se drejtonin një grup të strukturuar kriminal që merrej me trafikun e kokainës nga Amerika Latine në Europë. Aktivitetin e trafikimit te droges e ushtronin edhe ne Itali. Julian Deblini (Bedlini) dhe Arjan Ndoci (Dritan Gradica) u kapën  me 1 ton kokaine. Ata drejtonin një grup të strukturuar kriminal. Bashkë me ta u arrestuan edhe dy spanjollë Ruben Paz Ciprian Muñoz dhe Rubenit del Castillo de la Torre.

Aksioni i koordinuar nga DEA amerikane u finalizua në Madrid. Bashkë me shqiptarët dhe spanjollët u arrestua dhe një kolumbian. Përveç drogës, u sekuestruan edhe 1 milionë e 550 mijë euro kesh. Ka dyshime të forta se kokaina është blerë te Klan De Golfo, e njëjta organizatë mafioze që dërgoi 613 kg kokainë në Durrës, në fundshkurt të këtij viti.

Droga e sekuestruar u gjet e grumbulluar në një magazinë në Madrid. "Në momentin e ndërhyrjes, policia gjeti 790 pako me peshë 1 000 kg kokainë si dhe 1 550 000 euro cash që mbaheshin në një valixhe dhe që do përdorej për të paguar transportin e drogës". 

Dy shqiptarët e arrestuar në hollin e një hoteli, mendohet se janë edhe bosët e kësaj linje që u zbulua në kryeqytetin spanjoll. Në pranga ka rënë dhe njeriu i tyre i besuar si dhe 2 shtetasit spanjollë me precedentë të mëparshëm kriminalë. Shtetasit spanjollë do të bënin transportimin e drogës.

Kokaina vinte me fluturime çarteri nga Kolumbia dhe ishte fshehur në 790 valixhe të zeza. Mësohet se grupi kriminal përdorte një shoqëri transporti për të maskuar trafikun e kokainës. Droga ishte markuar me logon ‘CR7’, një shkurtim që përdoret nga lojtari i famshëm i Realit të Madridit, Cristiano Ronaldo. Grupit iu sekuestruan edhe 5 makina luksoze, tri targa falco policie si dhe disa armë.  Personi i peste i arrestuar eshte lideri i organizates qe siguronte kokainen nga Kolumbia. Ky i fundit ishte larguar në momentin kur ne Spanjë u kap ngarkesa e madhe me kokainë

Hetimet nisën në nëntor të vitit të kaluar ndërsa operacioni u ndërmor nga Drejtoria e Seksionit kundër Narkotikëve të Kolumbisë,  DEA e SHBA në koordimin me Europol. Mediat spanjolle kanë lëshuar alarmin se porti i Algeciras, ku u sekuestruan afro 9 ton kokainë para kesaj sasie, është shndërruar në një Kolumbi të vogël dhe droga e Klan de Golfo blihet nga shqiptarët, turqit, marokenët, rusët, italianët, spanjollët, francezët dhe britanikët.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI