Flash

Klodiana Lala flet për sulmin: Kjo është mënyra për të shkatërruar një gazetar

Lapsi.al 6 September 2018
Klodiana Lala flet për sulmin: Kjo është mënyra për

7 ditë më parë banesa ku banonin prindërit e gazetares Klodiana Lala u qëllua me breshëri plumbash, ku fatmirësisht nuk pati persona të lënduar.

E ftuar në emisionin “Opinion”, Lala tregoi se si e mësoi sulmin me armë në banesën e prindërve ku ndodheshin dy vajzat e mitura dhe familjarët e saj.

Gazetarja e kronikës në News24, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 të mëngjesit, ku u lëshuan breshëri plumbash në banesën e prindërve.

Ajo tha se banesa është qëlluar me 15 plumba, ku predhat janë gjetur në mjediset e banesës. Lala tregoi se dy plumba kanë depërtuar në dhomën ku po qëndronin dy vajzat e saj.

Në lidhje me arsyet e sulmit, gazetarja tregoi se për të shkatërruar një gazetar, hapi i parë është që të trembin gazetarët përmes sulmit ndaj familjarëve.

“Nuk dua të nxitohem për të dhënë një konkluzion. Familjarët e mi nuk kanë konflikte. As vëllai nuk ka probleme. Ka qenë vetëm një edukator në burgun e Fushë Krujës. Mënyra për të shkatërruar një gazetar është t’i tmerrojnë familjarët” – tha Lala.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI