Flash

Mandzukic nuk harron, dhuratë speciale për fotografin që rrëzoi në Botëror

Lapsi.al 6 September 2018
Mandzukic nuk harron, dhuratë speciale për fotografin që
Sulmuesi kroat, Mario Mandzukic, pas deklaratës se e ka mbyllur karrierën e tij me përfaqësuesen, ka dashur ti kërkojë ndjesë edhe Yuri Cortez, fotografit meksikan që e rrëzoi gjatë festimit në Botëror, për golin e realizuar kundër Anglisë në gjysëmfinale. Në fakt Mandzukic i ka bërë një dhuratë speciale fotografit, fanellën me numrin e tij 17, bashkë me autografin e dedikuar për Cortez, por edhe fanellën me numër 10 të Kroacisë, por jo me emrin e Modric, por Cortez. Meksikani, i surprizuar nga xhesti i bukur i sulmuesit të Juventus, nuk ka humbur kohë ta publikojë në profilin e tij Twitter duke komentuar: “Kjo është dhurata që Mario Mandzukic më bëri”.

Të këshilluara

Befason Toni Kroos... zgjedh Francën

Toni Kroos ka zgjedhur ekipin e Francës si model për t'u ndjekur nga kombëtarja gjermane, pas dështimit të kësaj të fundit në "Rusi 2018". Kjo zgjedhje e mesfus...

19:29

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI