Flash

Brazili zgjedh kapitenin e ri

Lapsi.al 7 September 2018
Brazili zgjedh kapitenin e ri

Neymar është kapiteni i ri i Brazilit. Vendimi është marrë nga vetë tekniku Tite, që ka braktisur përfundimisht modelin e kapitenit me rotacion, gjë që e aplikoi para dhe gjatë Botërorit, kur shiritin e kapitenit e mbajti Marcelo, Miranda e Thiago Silva. "Koha kalon dhe personat rriten - tha Tite - Jam i sigurtë se Neymar është gati për të bërë hapin përpara".

"Që kur kam filluar të punoj me Neymar kemi kaluar momente të rëndësishme dhe ai ka treguar përgjegjësi. Jam i sigurtë se është gati të bëjë hapa përpara", rrëfeu Tite.

Edhe numri 10 i Brazilit ka folur për këtë vendim, që i jep më tepër peshë tek Selecao O'Ney. "Jam kritikuar shumë gjatë Botërorit. Ishte një presion i tmerrshëm - tha Neymar - Jam pjekur shumë dhe e di se mund ta bëj kapitenin. Mendoj se kjo lloj përgjegjësie do të më bëjë mirë".

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI